Flash News

KRYESORE

Dy muaj nga tërmeti, Basha: Dhimbjet nuk kapërcehen me lugën bosh të një kryeministri të dështuar

Dy muaj nga tërmeti, Basha: Dhimbjet nuk kapërcehen me lugën bosh

Pas konferencës së zhvilluar pak më parë që mbajti kreu i qeverisë dhe ministrit të rindërtimit, Arben Ahmetaj, në ditën kur kanë kaluar dy muajt nga tërmeti që tronditi vendin, ka reaguar edhe kryedemokrati Basha.

Në një postim në Facebook, Basha ka listuar arsyet, sipas së cilit janë të mjaftueshme për të kuptuar se kjo qeveri nuk ka në fokus qytetarin, por oligarkët.

Ndër arsyet ai veçon mospasjen e një fature, reale, siç ai e quan, të dëmeve të vlerësuara apo faktin se sot ka ende qytetarë që vijojnë të jenë në çadra.

Ai shton se ende banorët pyesin se cfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre, por nuk marrin përgjigje.

Basha thekson se vuajtja e njerëzve ‘nuk mund të kapërcehen me lugën bosh të një kryeministri të dështuar’.

Reagimi

Të fundit