Flash News

KRYESORE

Dy muaj i vetëm në pushtet, Rama merr 2 institucione, në shenjestër një i tretë

Dy muaj i vetëm në pushtet, Rama merr 2 institucione, në

Në shtator të këtij viti qeveria nisi zyrtarisht nga puna. Ndryshe nga mandati i kaluar këtë herë në qeveri janë vetëm socialistët pa partner të tjerë. Por duket se kjo nuk mjafton. Në vetëm dy muaj në pushtet qeveria akutale ka nisur me vrull kapjen e institucioneve të pavarura.

Institucioni i parë që ra sapo nisi nga puna “Rama 2”, ishte Shërbimi Informativ Shtetëror. Visho Ajazi, i cili mbante postin e kryetarit të këtij institucioni që prej vitit 2012 dha dorëheqjen. Në vendin e tij Rama propozoi Helidon Bendon të cilin më parë e kishte emëruar si zëvendësin e kreut të SHISH.

Institucioni i dytë që me gjasë do të përfundojnë sërish tek Rama, duke ju referuar deklaratave të kreut të qeverisë, do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedheve. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pasditen e sotme, Rama njoftoi nisjen e procedurave për shkakrimin e Klement Zgurit. Ky i fundit u zgjodh në këtë post si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha. Pas shkarkimit të Zgurit pritet që në vend të tij të emërohet një tjetër i besuar i kryesocialistit.

Por duket se sulmi nuk ndalet këtu. Prej disa javësh socialistët kanë vënë në shenjestër Prokurorinë e Përgjithshme. Mandati i kryeprokurorit aktual ka qenë në qendër të deklaratave publike të deputetëve jurist të PS-së. Ajo që i bashkon të gjitha deklaratat është një gjë, të gjithë shprehen të bindur se në fillim të dhjetorit Adriatik Llalla nuk do jetë më kryeprokuror dhe do të nisin procedurat për të gjetur një zëvendësues të tij.

 

Të fundit