Flash News

KRYESORE

Dy nënkryetarët e Lezhës rezultuan të infektuar me Covid, Pjerin Ndreun tregon rezultatin pas kryejes së dy tamponëve

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka rezultuar negativ në dy testime që ka kryer për Covid 19.

Në një postim në rrjetet sociale, ish deputeti i PS, ka reaguar pas lajmit të një dite më parë se dy nënkryetarët e Bashkisë së drejtuar prej tij ishin infektuar me koronavirus.

“Per dijeni, lidhur me aludime dhe shqetesime miqesh dhe te tjere te interesuar. Kam bere dy tampone deri tani dhe kam rezultu negativ per sa i perket Covid. Nese do kete nje tampon te trete dhe do rezultoj pozitiv, sigurisht qe nuk do e fsheh. Por deri tani s’kam asnje shenje per tu bere merak, apo per te kenaqe oreksin e ndonje kazanxhiu mediatik ketej nga ana jone !”, shkruan Ndreu.

Të fundit