Flash News

KRYESORE

Dy pacientë humbin jetën, 74 infektime të reja; si paraqitet situata në spitale

Dy pacientë humbin jetën, 74 infektime të reja; si paraqitet

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv si pasojë e koronavirusit 2 qytetarë nga Tirana, 67 dhe 69 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë thekson se rastet në spitalin Infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër. 89 pacientë janë të shtruar në spital, 11 në gjendje të rëndë në terapi intensive, një i intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 74 raste të reja në të gjithë vendin.

Sherndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 22 në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e madhe dhe nga një rast, në Lushnje, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë.

Të fundit