Flash News

KRYESORE

Dy penallti të humbura, Shkëndija eliminohet nga Europa League

Dy penallti të humbura, Shkëndija eliminohet nga Europa League

Shkëndija e Tetovës nuk ka mundur të vijojë më tej për në fazën e grupeve të Europa League. Skuadra shqiptare e Maqedonisë nuk arriti ta përmbyste humbjen 3-1 në Norvegji, madje pësoi sërish disfatë duke u mundur 0-2.

Pavarësisht volumit të madh të lojës së krijuar, Shkëndia duket se nuk kishte as fati me vete mbrëmjen e sotme.

Në minutën e 20 arbitri akordoi penallti për Shkëndijën pas një faulli në zonë. Por nga pika e bardhë Besart Ibraimi goditi shtyllën. Pak minuta më vonë, për vendasit u akordua një tjetër 11 metërsh por Izair Emini nuk mundi të shënojë.

ndërkohë, norvegjezët arritën të shënon dy herë duke siguruar kualifikimin për në fazën e grupeve të Europa League.

Të fundit