Flash News

KRYESORE

Dy policë sulmuan operatorin që filmoi arrestimin e Lelës, njëri e godet në trup, tjetri me spraj mbi kamer

Veç shoqërimit dhe tërheqjes me dhunë të analistit dhe drejtuesit të politiko.al Alfred Lela, policia ka qëlluar edhe një nga kameramanët që ka filmuar pikërisht këtë moment.

Bëhet fjalë për operatorin e Report tv,  Mirsal Hajdarmataj para Ministrisë së Brendshme te Teatri Kombëtar ku policia kishte vendosur kordon.

Siç thekson Report TV, në momentin që po arrestohej gazetari Alfred Lela njëri nga efektivët e policisë qëlloi operatorin, ndërsa tjetri me spraj neutralizues për të bllokuar filmimet që po bënte.

Në momentin që u godit kameramani kishte dokument identifikues dhe po bënte detyrën, por kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak  dy policëve që paguhen me taksat e qytetarëve. Madje jo vetëm kaq, por operatori i Report Tv i është drejtuar policit duke i thënë se "O shefi të lutem, jam televizion, jam i Report-it,  po filmoja më shtyu turma". Por polici nuk e ka marrë parasysh, "ata shtyjnë, ju shtyni pas atyre" dëgjohet efektivi.

Operatori i Report Tv Mirsal Hajdarmataj shprehet se 'Më goditëm me dhunë se po filmoja kolegun'. Shenjat në trupin e operatorit, në qafë dhe shpinë dhe pamjet janë një tjetër provë se policia vendosi dorë duke goditur operatorin që po bënte vetëm detyrën.

Të fundit