Flash News

KRYESORE

Dy premtimet e Bashës pas largimit të Edi Ramës

Dy premtimet e Bashës pas largimit të Edi Ramës

Lideri opozitar Lulzim Basha, që nga protesta e opozitës ka bërë dy paralajmërime të forta pas largimit të Edi Ramës. I pari ishte për ata që kanë abuzuar me pushtetin.

“Përgatituni për ditën e gjykimit! Drejtësia ka vonuar, por drejtësia nuk do të mungojë. Ne do t’ju shtypim pa mëshirë! Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërrimtare!”

Më tej lideri opozitar u ndal te reformat. Basha tha se politika e të fortëve do të marrë fund.

“Për të patur një qeveri të popullit duhet, në radhë të parë një reformë zgjedhore dhe reformë e partive.  Këto reforma do të garantojnë mundësinë e kujtdo për t’u zgjedhur. Do të sigurojnë që paratë e krimit dhe oligarkëve të mos kenë rol në zgjedhje. Administrata dhe burimet qeveritare të mos kenë rol në zgjedhje. Mediat të mos jenë instrument i manipulimit të votuesve. Kjo do të jetë sfida e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti. Do të jetë sfidë e vështirë, por ne do ta realizojmë.”

Për Lulzim Bashën, sfida më e vështirë do të jetë beteja për të futur Shqipërinë në rrugën e vërtetë të përparimit me një një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme, duke luftuar kundër monopolove, kundër klientelizmit dhe kundër kapjes së ekonomisë.

Të fundit