Flash News

KRYESORE

Dy presidentë të vendeve fqinje nuk urojnë Metën për 105 vjetorin e pavarësisë (apo Presidenca nuk u dha rëndësi?)

Dy presidentë të vendeve fqinje nuk urojnë Metën për

Presidenca ka publikuar në faqen e saj urimet që i janë dërguar presidentit Ilir Meta me rastin e 105 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Mes emrave që ka përzgjedhur Presidenca për të publikuar bie në sy ai i Donald Trump, president i SHBA, Elizabeth II, mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Xi Jinping, president i Kinës, Akihito, perandor i Japonisë apo Ram Nath Kovind, president i Indisë.

Urime Metës i kanë dërguar gjithashtu presidenti i Greqisë, Prokopios V. Pavlopoulos, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Sergio Mattarella, president i Italisë.

Por në këtë ditë të shënuar për shqiptarët, Presidenca nuk njofton të ketë ardhur urim nga presidentët e dy vendeve fqinje, Mali i Zi dhe Maqedonia, raporton Politiko.al.

Në diplomaci veprimi dhe mosveprimi kanë të njëjtën rëndësi, pasi tregojnë pozicionin dhe qasjen e shteteve për çështje të ndryshme, ndaj nëse Podgorica dhe Shkupi nuk kanë dërguar një mesazh për 105 vjetorin e pavarësisë së fqinjt të tyre, atëherë duan të tregojnë diçka me këtë ‘mosveprim’.

Ndoshta është Presidenca shqiptare ajo që nuk u ka dhënë rëndësi mesazheve nga Maqedonia dhe Mali i Zi, nëse ato kanë mbërritur, duke mos i pasqyruar në njoftimin e saj zyrtar.

Pjesë e listës nuk është as Kosova, por ka qenë Presidenca kosovare që ka bërë dje publik mesazhin e Hashim Thaçit për Metën, ndërsa të dy bashkë ishin të pranishëm në ceremonintë e organizuara sot në Vlorë.

Mungesa e shteteve fqinje në këtë njoftim vihet re edhe për shkak se aty janë përmendur urimet nga drejtuesit e Kazakistanit dhe Uzbekistanit, shtete me të cilat Shqipëria ka shumë pak marrëdhënie, për të mos thënë fare.

Nga Xi Jinping, Donald Turmp, perandori i Japonisë dhe deri te Vuçiç e Pavlopoulos. Liderët e botës urojnë Metën për 105 vjetorin e pavarësisë

 

Të fundit