Flash News

KRYESORE

Dy presidentët përplasen gjatë konferencës. Thaçi: Duam nënshtetësinë e Shqipërisë. Meta: Jo!

Dy presidentët përplasen gjatë konferencës. Thaçi:

Dy presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Ilir Meta me Hashim Thaçin ka qëndrime të ndryshme sa i përket zgjidhjes alternative që qytetarët kosovarë mund të përdorin për të siguruar lëvizjen e lirë në Europë.

Thaçi foli për mundësinë që kosovarët të marrin pasaporta të Shqipërisë për të lëvizur në hapësirën Shengen, propozim që u hodh poshtë menjëherë nga homologu Meta.

“Demarkacioni është vendosur si kusht i domosdoshëm që Kosova të përfitojë liberalizimin e vizave dhe unë nuk shoh se në të ardhmen e afërt Kuvendi me këtë mentalitet mund të kalojë marrëveshjen me Malin e Zi. Nga ana tjetër, edhe qasja e bllokuese e BE-së në raport me Kosovën më shtyn që t’i lutem presidentit të Shqipërisë dhe autoriteteve të tjera, që duke respektuar sërish Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë, me të drejtën për dy shtetësi, t’u lejohet qytetarëve të Kosovës të aplikojnë për nënshtetësi (shqiptare) dhe të lëvizin lirshëm në Evropë. Aktualisht kjo është shpresa e vetme që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm”, tha Thaçi.

Meta u përgjigj menjëherë duke refuzuar këtë kërkesë, ndërsa kërkoi zgjidhjen e krizës për demarkacionin.

“Përgjigjja më e mirë është që të gjithë së bashku dhe një nga kërkesat kryesore të kësaj vizite, është që t’i drejtohemi Bashkimit Europian të bëjë më të qartë një prespektivë evropiane për Kosovën. Ne e mirëkuptojmë edhe këtë kërkesë që vjen nga ky presion i drejtë i qytetarëve të Kosovës. Zgjidhja nuk është që të merret nënshtetësia shqiptare për të gjithë qytetarët e Kosovës, jo për shkak të mungesës së dëshirës, por zgjidhja është tejkalimi i këtij problemi", tha Meta.

Një propozim i ngjashëm për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për qytetarët e Kosovës u bë në vitin 2012-të nga ish-kryeministri Sali Berisha, por kryeministri aktual, Edi Rama, e kundërshtoi idenë pas ardhjes në pushtet.

Të fundit