Flash News

KRYESORE

Dy prindërit humbën jetën në Peshkopi; lënë pas katër vajza jetime. 14 vjeçarja: S’dua t'ia di për trupin tim; veç të kem motrat

Të dielën, një aksident ndodhi në Peshkopi ku humbi jetën çifi Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 34 - 28 vjeç.

Për të mos mjaftuar kjo dhimbje, prindërit kanë lënë 4 fëmijë jetimë, katër vajza të vogla të moshës 14, 11, 8 dhe 2 vjeç. Familja jeton në varfëri ekstreme, në Maqëllarë.

Fondacioni Fundjavë Ndryshe është gjendur pranë vajzave jetime, të cilat bëjnë apel për ndihmë.

Vajza e madhe 14-vjeçare, shprehet se ka probleme me zemrën. “S’dua ta di për trupin tim; veç të kem familjen tamam”, mes dhimbjes flet ajo.

Ndërsa tjetra, tregon se në moshë më të vogël ka djegur krahun e ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale por që fatkeqësisht operacioni nuk ka shkuar ashtu siç duhet dhe ka dhimbje herë pas here. Dy vjeçarja vajton në krahët e gjyshes, duke kërkuar mamanë dhe të atin.

Një ndihmë sado e vogël do vlente shumë për vajzat.

Mund të kontribuoni në: 

GoFundMehttps://www.gofundme.com/fundjavendrysheal.

PayPal & Credit Cardshttps://ffn.al/en/donate-2/

Numrat e llogarisë :

Fondacioni Fundjavë Ndryshe

Raiffeisen Bank

SWIFT CODE - SGSBALTX

0011184027 - ALL - AL76202110130000000011184027

Prindërit që humbën jetën Gentian dhe Klodiana Karazajmi

Të fundit