Flash News

KRYESORE

Dy prindërit humbën jetën nga zjarri, apeli i katër jetimëve mes lotëve: Vetëm pak shpresë

Familja 6 anëtarësh nga fshati Breg i Pukës ka bërë apel për ndihmë pasi para disa ditësh humbën prindërit e tyre, të cilët u dogjën të gjallë teksa flinin.

Dy gjyshërit dhe katër fëmijët kanë ngelur në mëshirë të fatit, të cilët tashmë nuk kanë më asnjë shtëpi, pasi është shkrumbuar. Qytetarët e Pukës dhe të Fushë-Arrëzit janë sensibilizuar për të ndihmuar familjen por nevojat e tyre janë më të mëdha, ndaj "Fundjavë Ndryshe" ka shkuar pranë familjes duke shpërndarë historinë e tyre.

Barra e kryefamiljares i ka rënë Gretës e cila është vetëm 15-vjeçe e cila mendon për vëllezërit, motrën e gjyshërit por ndjen mungesën e prindërve që nuk jetojnë më.

Mes lotëve, në sytë e katër fëmijëve në atë pak shpresë që iu ka mbetur, lexohet një lutje për ndihmë.

"Asgjë nuk është më e njëjtë për të mbeturit e kësaj familjeje. Përveç shëndetit , këtyre njerëzve të mirë nuk u ka mbetur më asgjë. Nisim fushatën për një shtëpi të re për të strehuar katër fëmijët dhe dy gjyshërit e familjes Ndoj në Va Shënkoll të Pukës ku tashme jetimë dhe të pafuqishëm e kanë pothuajse të pamundur për ti bërë ballë jetës. Nevojitet ndihma e të gjithëve , pasi të gjithë bashkë kemi treguar se mund t’ia dalim mbanë të shpëtojmë jetë,"- shkruhet në postimin e Fundjavës Ndryshe.

Të fundit