Flash News

KRYESORE

Dy punonjës të Ujësjellësit Pogradec rrezikojnë jetën, i zë korenti te pompa e ujit

Dy punonjës të Ujësjellësit Pogradec rrezikojnë

Dy punonjës të Ujësjellësit të Pogradecit kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike ndërsa kryenin punime në fshatin Tushemisht.

Shtetasit I.K rreth 58 vjeç banues në Pogradec dhe D.K rreth 38 vjeç, banues në fshatin Memelisht, kanë qenë duke punuar tek pompa e ujit dhe dyshohet se aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Për pasojë punonjësit e UKT-së kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas ndihmës së marrë në Spitalin e Pogradecit këta të fundit u nisën në Tiranë, për një mjekim më të specializuar ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit