Flash News

KRYESORE

Dy qëndrimet kontradiktore të LSI-së, dje Kryemadhi mbrojti Veliajn, sot Vasili i del kundër

Dy qëndrimet kontradiktore të LSI-së, dje Kryemadhi mbrojti

Qëndrimi i Monika Kryemadhit ndaj Erion Veliajt ditën e djeshme në “Zonë e Lirë”, të cilin e konsideroi punëtor dhe kandidatin më të fortë në PS, ngjalli reagime të shumta.

Por, surprizues ngjan deklarata e sotme e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, karshi Veliajt.  Ndryshe nga Kryemadhi, Vasili e konsideron Veliajn gënjeshtar, ndërsa ka publikaur një video të kryebashkiakut duke gënjyer sa i përket çështjes së ndërtimeve.

Dy qëndrimet e ndryshme të LSI-së ndaj Veliajt, lënë vend për dyshim se në LSI ka një përçarje, ose kjo forcë politike po përpiqet të shuajë zemërimin në kampin opozitar pas deklaratës së djeshme të Kryemadhit.

Të fundit