Flash News

KRYESORE

Dy rastet e para me coronavirus në Shqipëri, Rama thërret ministrat në mbledhje qeverie

Dy rastet e para me coronavirus në Shqipëri, Rama thërret

Qeveria shqiptare mblidhet sot për herë të parë lidhur me masat e marra ndaj coronavirus-it.

Takimi do të mbahet në orën 09:00 në mëngjes dhe do të jetë kryesisht informativ, ku ministrat do të raportojnë para kryeministrit për masat e marra ndaj Covid-19.

Kujtojmë se në orët e vona është konfirmuar tashmë e prekur edhe Shqipëria me Covid19. Bëhet fjalë për babë e bir të ardhur me makinë personale nga Firence.

Deri më tani në Itali janë raportua 366 persona të vdekur nga virusi në total. Po ashtu, dje Kosova anuloi fluturimet drejt Italisë veriore si masë parandaluese.

Edhe presidenti Meta ka bërë apel për forcimin e masave kundër coronavirusit, duke kërkuar të aplikohet në vendin tonë ‘Zona e kuqe’ ashtu si në disa zona të Italisë.

Aplikimi i ‘Zonës së Kuqe’ do të thotë që baret-restorantet të zhvillojnë aktivitetin e tyre në një kohë të kufizuar, respektimin e distancës një metër larg nga njëri-tjetri kryesisht në qendra tregtare dhe mbyllja e vendeve ku ka një numër të madh njerëzish.

Të fundit