Flash News

KRYESORE

Dy rastet e para me Covid-19, reagimi i parë nga qeveria: Tani duhet qetësi, vetëkontroll, disiplinë për çdo protokoll

Dy rastet e para me Covid-19, reagimi i parë nga qeveria: Tani duhet

Vjen reagimi i parë nga qeveria lidhur me dy rastet e para të konfirmuara me Covid-19 në Shqipëri.

Zv.kryeministri Erion Braçe përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se tani është koha për qetësi dhe zbatim rigoroz të çdo lloj protokolli për të mos lejuar përhapjen.

“Tani duhet qetesi, vetekontroll, disipline per te zbatuar cdo protokoll dhe cdo rregull te shpallur,

vendosmeri per te mos lejuar perhapjen kudo!

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi dy javet e fundit dhe ka shenja te gripit, te telefonoje NUMRIN 127;

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqipëri gjate dy javeve te fundit duhet te vetekarantinohet per 14 dite;

Pjesa tjeter eshte higjena, higjena, higjena!

Lani duart shpesh dhe per 40 sekonda me uje e sapun, dizinfektoini me solucione me baze alkoolin;

Te gjitha vendet me grumbullime te medha, posacerisht shkollat duhet te 100 fishojne kujdesin ndaj higjenes;

Mos prekni gojen, hunden e syte më duar te palara, virusi hyn ne trup prej tyre! Mbroni femijet dhe te moshuarit! Ështe detyre!”, shkruan Braçe.

Të fundit