Flash News

KRYESORE

Dy shqetësimet e ish-kreut të IKMT për pallatet pas tërmetit: Sa rrezikohen nga depozitat e ujit dhe ndërhyrjet në katet e para

Dy shqetësimet e ish-kreut të IKMT për pallatet pas

Ish-kreu i IMMT, Erion Softa ka ngritur dy shqetësime për sigurinë e pallateve, pas tërmetit të 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish, shkaktoi qindra të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

Në një prononcim për gazetën ‘Panorama’, Softa thotë se në mijëra pallate në Tiranë dhe qytete të mëdha, kryesisht të ndërtuara në periudhën e komunizmit, probleme të mëdha janë depozitat e ujit në tarraca dhe ndërhyrjet në katet e para që përdoren si dyqane dhe biznese.

Sa i takon depozitave, sipas ekspertit, pallatet nuk janë ndërtuar për të mbajtur pesha që variojnë nga 250-500 kg për depozitat e ujit.

“Vendosja e depozitave të ujin në tarraca është shumë e dëmshme për qëndrueshmërinë e godinës”, tha Softa, i cili u ndal edhe të ndërhyrjet në katet e para.

“Duhet të fillojë një proces kontrolli i strukturave mbajtëse duke nisur nga kolonat, muret mbajtëse, apo themelet nga ekspertë të fushës”, tha ish drejtori i IKMT.

Të fundit