Flash News

KRYESORE

Dy “shqiponja” për serbët në Rusi, FIFA nis procedim disiplinor për Xhakën dhe Shaqirin, dënim edhe për serbët

Dy “shqiponja” për serbët në Rusi, FIFA nis procedim

Simboli i shqiponjës dykrenore në mes të stadiumit pas ndeshjes dhe fitores ndaj Serbisë nga dy lojtarët e Zvicrës me origjinë shqiptare, kanë detyruar FIFA-n që të nis hetimin disiplinor ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Pas këtij momenti pati shumë reagime dhe trazira nga serbët, përfshirë edhe politikën e Serbisë, të cilët e dënuan dhe e cilësuan si një provokim.

FIFA ka nisur kështu një procedim disiplinore ndaj dy lojtarëve me origjinë shqiptare, por pjesë e dënimit janë edhe tifozët serb dhe vetë trajneri i kombëtares së tyre.

“Komisioni Disiplinori i FIFAs ka hapur një procedurë disiplinore ndaj lojtarëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre të golave kundër Serbisë. Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur edhe procedura disiplinore ndaj Federatës së Serbisë, për shfaqje të mesazheve politikë nga ana e tifozëve serb, si dhe për rrëmuja tifozësh. Gjithashtu, një hetim është hapur edhe kundër trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç për deklaratat e bëra në përfundim të ndeshjes”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i federatës serbe, Jovan Surbatovic ka deklaruar se “do të ankohen në FIFA për këpucët e Shaqirit, ku mban një flamur të Kosovës dhe për shfaqjen e disa flamujve të diskutueshëm gjatë ndeshjes”.

“Është rasti i këpucëve, i disa flamujve të diskutueshëm dhe festimit të dy golave të Zvicrës”, ka deklaruar Surbatovic.

Federata serbe do të protestojë në FIFA edhe për një penallti që ata pretendojnë se u është mohuar dhe që mund të përcaktonte fatin e ndeshjes me Zvicrën.

Të fundit