Flash News

KRYESORE

Dy shqiptarë dhe dy të huaj arratisen nga burgu grek, mister ikja e tyre

Dy shqiptarë dhe dy të huaj arratisen nga burgu grek, mister ikja e

Katër persona, mes tyre dy shqiptarë, janë arratisur mesditën e sotme nga një burg i Greqisë. Dy të arratisurit e tjerë janë një maroken dhe një algjerian.

Sipas mediave greke, arratisja është konstatuar nga rojet e burgut, në momentin e numërimit të të burgosurve, gjatë orarit të drekës.

Identiteti i të burgosurve dhe mënyra e arratisjes së tyre mbeten akoma të panjohura.

Policia është vënë menjëherë në kërkim të tyre.

Të fundit