Flash News

KRYESORE

Dy shqiptarë vënë në alarm Italinë, frikë nga një sulm terrorist

Dy shqiptarë kanë vënë në alarm policinë italiane, pasi u zbulua se kishin në plan që të organizonin një sulm terrorist. Sipas shërbimeve sekrete, objektivi i të kërkuarve ishte që të organizonin një sulm njësoj si ai që ndodhi në teatrin “Bataclan” më 13 nëntor të vitit 2015 në Paris të Francës.

 La 7 raporton se në kërkim janë shpallur 46 vjeçari Bardhyl Hoxha, i cili njihet ndryshe si Battar Nabiyula dhe Bujar Hysa, ndërmjet moshës 40 - 48 vjeç.

Strukturat shtetërore u kanë kërkuar agjentëve të policisë dhe strukturave të tjera, që të jenë shumë të kujdesshëm dhe në gatishmëri, e të zbatojnë çdo sistem sigurie dhe mbrojtjeje në rast të kontrollit të personave të dyshimtë.

Shërbimet sekrete italiane ia kanë dalë që të shmangin sulmet terroriste deri më tani, pavarësisht se shtetet e tjera të Evropës janë goditur.

Por shqetësimi është i madh nisur nga fakti se dy shqiptarët janë ende të lirë.  Gjatë sulmit terrorist në Paris mbetën të vrarë 130 persona dhe u plagosën 413 të tjerë.

Të fundit