Flash News

KRYESORE

Dy shtete, dy shqiptarë; konferenca në Bruksel shembull për rritjen e rolit në Ballkan

Dy shtete, dy shqiptarë; konferenca në Bruksel shembull për

Konferenca e përbashkët e zhvilluar sot në Bruksel midis Johannes Hahn, Etilda Gjonajt dhe Bujar Osmani, është një shembull që tregon për rritjen e rolit të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit. Dy nga tre pjesëmarrësit në konferencë ishin shqiptarë: Etilda Gjonaj që përfaqësonte Shqipërinë dhe Bujar Osmani që përfaqësonte Maqedoninë.

Osmani është zv/kryeministër i Maqedoninë për Çështjet Evropiane dhe në të kaluarën ka mbajtur edhe poste ministrore. Përveç Gjonajt, ministre e Drejtësisë së Shqipërisë, edhe Bujar Osmani foli në konferencë në gjuhën shqipe, ndërkohë që hyrjen e bëri në maqedonisht.

Të tre pjesëmarrësit folën për procesin e reformave që duhet të ndërmarrin Tirana dhe Shkupi për hapjen e negociatave, si dhe i dhanë mbështetje referendumit që do të zhvillohet më 30 shtator për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Dy ditë përpara referendumit, Pandeli Majko: Maqedonia është si Siria; nëse votohet “jo”, është fillimi i kaosit për rajonin

Të fundit