Flash News

KRYESORE

Dy shtete në Europë, ende 'të paprekura' nga koronavirusi

Dy shtete në Europë, ende 'të paprekura' nga

Ndërsa e gjithë bota është përfshirë nga numri i madh i të prekurve me koronavirus, dy shtete në kontinentin europian ende nuk kanë regjistruar një të prekur.

E paprekur ishte dhe Turqia, por rasit i parë u konfirmua mbrëmë. Dy vendet e paprekura janë Kosova dhe Mali i Zi, edhe pse për Kosovën ka pasur raste të dyshuara por asnjë pozitiv me virus.

Nga ana e tyre autoritetet shëndetësore malazeze kanë vendosur masa të rrepta parandaluese, të cilat përfshijnë ndalimin e udhëtimit në vendet më të prekura, si dhe ardhjen e udhëtarëve nga ato vende.

Udhëtimet për në Itali, Spanjë, Iran dhe Kinë janë të ndaluara. Lista nuk është përfundimtare dhe do të ndryshojë ndërsa zhvillohet situata epidemiologjike. Gjithashtu, ata janë të ndaluar të vijnë nga këto vende në Mal të Zi”, njoftoi Ministri Mal i Zi i Shëndetësisë Kenan Hrapovic në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Në botë, numri i përgjithshëm i infeksioneve me koronavirusi ka tejkaluar 119 mijë. Më shumë se 4200 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 66,000 janë shëruar.

Situata më e rëndë në Evropë është në Itali, ku 168 persona vdiqën dje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 631, ndërsa numri i përgjithshëm i infektuar më shumë se 10,000. Edhe Shqipëria është në panik. 10 raste me infeksion janë zyrtarizuar, ndërkohë që mjekët infeksionistë paralajmërojnë shtim të tyre.

Masat kanë nisur nga dje, ku shumë lokale, pube e palestra janë mbyllur.

Të fundit