Flash News

KRYESORE

Dy standardet e qeverisë, gjobit kryebashkiaken e Sarandës por toleron kryebashkiakët e tjerë socialist  

Dy standardet e qeverisë, gjobit kryebashkiaken e Sarandës por toleron

Inspektorati i Mjedisit gjobiti me 1 milionë Lekë të vjetra kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka sa i takon situatës me plehrat në qytet.

Po kështu, Inspektorati ka gjobitur me 500 mijë lekë edhe firmën e pastrimit. Gjatë këtij sezoni turistik kanë qenë të shumta rastet e denoncuar në media sa i takon pastrimit të plehrave në qytetin e Sarandës.

Por probleme me pastërtinë janë raportuar edhe në qytetet e tjera bregdetare, bashkitë e të cilave drejtohen nga përfaqësues socialistë, por deri më tani Inspektorati nuk ka vepruar.

Gjoba e parë është vendosur pikërisht ndaj kryebashkiakes së Sarandës raportet e së cilës me qeverinë dhe drejtuesit socialistë janë të tensionuara që pas largimit të Koço Kokëdhimës.

Të fundit