Flash News

KRYESORE

Dy standardet e Ramës; xhamia pa kullë në opozitë, teatri me 6 ndërtesa shumëkatëshe në Qeveri

Dy standardet e Ramës; xhamia pa kullë në opozitë, teatri me

“Nuk do jetë teatër me kullë, por s’do kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarësisht se sipër do ketë hapësirë teatrale ne qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët”. Këto ishin fjalët e kryeministrit Rama më 12 Mars nga selia e Kryeministrisë, ku prezantoi për herë të parë projektin e Teatrit të ri të rrethuar me 6 kulla biznesi; një ide e arkitektit danez, Bjarke Ingels.

Megjithatë, nëse kthehemi prapa në kohë, konstatojmë se Rama ka pasur një qasje tjetër sa i takon ndërtesave me kulla. Kështu, në tetor të vitit 2013, ai anuloi projektin e Xhamisë së Namazgjasë të miratuar nga kryebashkiaku Basha me pretekstin se parashikohej ndërtimi i disa kullave biznesi, për qëllime të pastra përfitimi.

Leja u anulua nga Këshillit Kombëtar të Territorit dhe një vit më pas kryeministri prezantoi një projekt të ri. “Ndryshon katërcipërisht nga projekti i vjetër, sepse nëse në projektin e vjetër Xhamia ishte kthyer në ato Neë Jersy-t që ndajnë rrugën,  në projektin e ri ka një park të madh publik dhe nuk është vetëm që nga një pallat me Xhami, kaluam në një Xhami pa pallat, por në vend të pallatit do të ketë një park publik për qytetarët dhe do të ketë dhe një Muze të Bashkëjetesës”, shprehej Rama, Qeveria e të cilit po ashtu akordoi edhe një fond prej 173 milion lekësh për shpronësimin e pronarëve të truallit.

Me kalimin e viteve në pushtet, duket se Rama ndryshoi mendim për bashkëjetesën e objekteve publike me pallatet dhe kullat. Në një standard të ri, që me sa duket pushteti ta lejon, tashmë Rama mendon ndryshe, teksa më 3 korrik  i përgjigjej kështu një komentusi në ‘Facebook’, i cili e pyeste se sa kulla do të ndërtoheshin tek teatri.

“S’besoj të kesh shkuar ndonjëherë po rri pa merak, se kur të bëhet Teatri i ri do shkojë një ditë ky kingu që kë në krahë dhe sa për kullat mos u shqetëso se nuk hanë njerëz”.

Të fundit