Flash News

KRYESORE

Dy të moshuar i japin fund jetës në mënyrë tragjike në Elbasan dhe Durrës

Dy të moshuar i japin fund jetës në mënyrë tragjike

Dy të moshuar i kanë dhënë fund jetës ditën e sotme në mënyrë tragjike, njëri në Elbasan e tjetri në Durrës. Fatkeqsisht të dy të moshuarit i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar.

Bëhet fjalë për një 75-vjeçar nga Elbasani dhe një 85-vjeçar nga Durrësi. sipas njoftimit të policisë mësohet se të dy të moshuarit vuanin nga një gjendje e rënduar psikologjike.

Policia e Elbasanit njoftoi sot se:

“Më datë 17.08.2017 në fshatin Shelcan në banesë, në pemë është gjetur i vetëvarur nga familjarët, shtetasi A.T., 75 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, grupi hetimor ka konstatuar se ky shtetas, nën efektin e alkoolit dhe depresionit është vetëvarur me litar. Nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune”,- sqaron policia.

Rasti i dytë u raportua nga policia e Durrësit.

“Më datë 18.08.2017, në lagjen Nr. 15, Durrës është gjetur i vetëvarur, në një degë ulliri, në oborrin e banesës së tij, shtetasi H. L. 85 vjeç. Dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e të ndjerit”,- thekson policia.

Të fundit