Flash News

KRYESORE

Dy të vdekur dhe 125 raste të reja brenda 24 orëve, Maqedonia e Veriut e "gjunjëzuar" para koronavirus

Dy të vdekur dhe 125 raste të reja brenda 24 orëve, Maqedonia e

Dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, duke çuar në 151 numrin e viktimave ndërsa 2,915 të tjerë janë të infektuar. Autoritetet vendase raportuan për  125 raste të reja të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri më i lartë i të infektuarve është në Shkup, me 46 raste, pasuar nga Kumanova me 19 të infektuar, Shtipi 17, Tetova 16 , Struga 7, Gostivari 6, Ohër 5, Veles 3 raste të reja, Negotinë 2 , ndërsa Manastir, Koçanë, Dellçevë dhe Prilep nga 1 rast të ri. Ndërkohë, në këto 24 orë edhe 8 pacientë janë shëruar plotësisht.

Sipas një analize të Institutit të Shëndetit Publik, numri më i madh i rasteve të fundit me COVID- 19 i takon grup moshës midis 30-39 vjet.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi ditën e djeshme se shpërndarja e virusit është e madhe, megjithatë përbërja e tij është asimptomatike dhe më pak i rrezikshëm në raport me virusin e javëve të para të përhapjes së tij.

Ndërkaq, kujtojmë se OBSH-ja u ka rekomanduar të gjitha qeverive në botë të insistojnë që qytetarët të mbajnë maska mbrojtëse në vendet publike, ku ekziston rrezik për bartjen e virusit, me qëllim të ulet rreziku i përhapjes së pandemisë.

Të fundit