Flash News

KRYESORE

Dy tërmete godasin juglindjen e vendit, njëri me magnitutë 5.2

Dy tërmete godasin juglindjen e vendit, njëri me magnitutë 5.2

Dy lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në juglindje të vendit, në afërsi të qytetit të Ersekës.

Në orën 06:26 është regjistruar tërmeti i parë me magnitutë 5.2 dhe me thellësi 4km. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe kanë alarmuar jo vetëm banorët e Ersekës, por edhe ata të Korçës dhe Pogradecit.

Tërmeti i dytë u regjistrua pak minuta më vonë, në orën 06:51 dhe me magnitutë 4.8.

Nga lëkundjet nuk raportohet ende për dëme materiale.

Të fundit