Flash News

KRYESORE

Dy tubime në Gjirokastër  në nder të Konstandinos Kacifas

Dy tubime në Gjirokastër  në nder të Konstandinos

Sot, dy tubime do të mbahen në rrethin e Gjirokastrës. I pari do të mbahet në Bularat për nder të Konstandinos Kacifas, i cili bën ceremoninë e 40-ave dhe i dyti në qytetin e Gjirokastrës, ndërsa tjetri në sheshin e Çerçizit.

Sipas gazetares së Neës 24 Brikena Metaj, policia e Gjirokastrës ka dhënë leje vetëm për zhvillim të një tubimi paqësor të “një grupi patriotësh”.

Organizatorët e këtij tubimi kanë kërkuar leje për zhvendosjen nga qendra muzeale e qytetit deri në hyrje të tij, në rrugën nacionale te “Ura e lumit”.

Ndërsa polica e Gjirokastrës ka dhënë leje për organizimin e tubimit vetëm në “sheshin e Çerçizit” prej orës 11:00 deri në orën 13:00.

Nga Greqia pritet që të vijnë autobusë me ekstremistë në drejtim të Bularatit për të nderuar Kacifas, i cili u vra pas disa orëve që qëllonte me armë në drejtim të forcave të policisë shqiptare më 28 tetor.

Bëhet me dije se në doganë janë ndaluar tre gazetarë grekë që të futen në territorin shqiptar.

Të fundit