Flash News

KRYESORE

Dy unazat në dorën e Yuri Kim, ambasadorja amerikane kujton dhuratën e veçantë për 8 mars

Dy unazat në dorën e Yuri Kim, ambasadorja amerikane kujton

Pas urimit për gratë shqipare për 8 mars, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar një tjetër mesazh.

Në faqen zyrtare në Facebook, është shpërndarë një fotografi, ku shfaqet dora e ambasadores Kim dhe dy unazat që ajo mban.

Përbri fotos, shkruhet se ambasadorja mban në dorën e saj dy unaza, një që ia ka dhuruar nëna e një që e ka blerë kur ka nisur punë. Me këtë mesazh, ambasadorja e SHBA në Tiranë uron festën e nënës, Ditën e Grave.

Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

“Çdo ditë në dorën e djathtë mbaj një unazë që ma ka dhuruar mamaja ime dhe në të majtën, një unazë që ia bleva vetes kur fillova punë. Gëzuar festën e nënës! Gëzuar Ditën e Grave”! | Ambasadorja Yuri Kim

Të fundit