Flash News

KRYESORE

Dy vëllezër godasin me armë një person në Lezhë, policia pranga autorit

Dy vëllezër godasin me armë një person në Lezhë,

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në qytetin e Lezhës, ku dy vëllezër kanë qëlluar me qytën e armës një 26 vjeçar. 37 vjeçari Dashamir Lucaj së bashku me vëllain e tij D.L, 36 vjeç, të dy banues në Tale kanë goditur në kokë për motive të dobëta, me qytën e një arme një të ri 26 vjeçar me inicialet, M.L, ku arma ka bërë shkrepje në ajër.

Policia ka arrestuar autorin e goditjes, Dashamir Lucaj si edhe procedon në gjendje të lirë vëllain e tij. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Kanosje " "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" "Dëmtime të tjera me dashje" kryer në bashkëpunim.

Të fundit