Flash News

KRYESORE

Dy vëllezërit zyrtarë të PS, Igli Tare i bën ‘avokatin’ Ramës në RAI: Opozita të kthehet në parlament

Dy vëllezërit zyrtarë të PS, Igli Tare i bën

Mes të ftuarve në panelin e emisionit të djeshëm përballë kryeministrit Edi Rama në emisionin 'Porta a Porta’ me gazetarin Bruno Vespa në televizionin italian ‘RAI’ ishte edhe Igli Tare, drejtori sportiv i skuadrës së Lazios.

Ish-sulmuesi i kombëtares ka ndërhyrë herë pas here gjatë diskutimeve, madje shpesh duke marrë edhe rolin e avokatit të kryeministrit, teksa diskutohej për aktualitetin politik në Shqipëri, e konkretisht në aktin e opozitës për ‘djegien’ e mandateve.

Ai tha se imazhi i Shqipërisë duhet të përmirësohet në sytë e botës dhe se opozita të kërkojë zgjidhjen e problemeve në parlament.

“Mendoj se opozita duhet të kthehet në parlament për t‘i zgjidhur problemet. Jemi një popull i vogël, një popull pro europian por duhet të jemi të shumë të kujdesshëm për imazhin e vendit tonë. Problemet që kemi duhet që t‘i zgjidhim vetë. Ne bëjmë detyrën tonë në perëndim, por duhet që të gjithë të angazhohemi për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë nëpër Botë”, u shpreh Igli Tare.

Kujtojmë se Igli Tare është mjaft i afërt me mazhorancën aktuale për faktin se dy vëllezërit e tij aktualisht janë zyrtarë të PS, konkretisht Genti Tare, i cili së fundmi u emërua në krye të portit të Durrësit nga ministrja Belinda Balluku, si dhe  Auron Tare, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Lexo edhe: Vëllai i Aulon dhe Igli Tares në krye të portit të Durrësit; vjet u përfshi në dosjen e antimafias si pronar i ‘Top Bast’

Të fundit