Flash News

KRYESORE

Dy vetëvrasje në tri javë te ‘Shefqet Ndroqi’, çfarë nuk shkon me pacientët e prekur me covid-19 pas shtrimit në spital

Dy vetëvrasje në tri javë te ‘Shefqet Ndroqi’,

Përveç përballjes me shifra në rritje të numrit të viktimave dhe të të infektuave me covid-19, vendi ynë u përball javët e fundit edhe me dy ngjarje tronditëse.

Dy pacientë të shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, i quajtur ndryshe edhe si Covid 2 u vetëvranë pas shtrimit, duke u hedhur nga ballkoni i katit të katërt.

Bëhet fjalë për Xhino Koçan, 29 vjeç nga Durrësi, i cili gjeti vdekjen pasi u hodh nga ballkoni i spitalit në 13 gusht, si dhe Hasan Miran 65 vjeç nga Klosi pasditen e 2 shtatorit, po ashtu gjeti vdekjen në të njëjtat rrethana.

Siç është raportuar deri tani në media, asnjëri prej viktimave nuk ishte në gjendje të rënduar shëndetësore dhe mënyra se si ata kanë kryer aktet e vetëflijimet kanë ngritur shumë dyshime.

Për këtë arsye, sot Prokuroria e Tiranës ka nisur edhe hetimet përmes dy prokurorëve. Këta të fundit kanë marrë në pyetje mjekët përgjegjës dhe familjarët, si dhe po hetojnë kushtet se si po trajtohen të sëmurët.

Ajo që është përfolur vazhdimisht në media që prej fillimit të pandemisë është shkëputja e kontakteve me të afërmit të pacientëve në momentin që shtrohen në një spital Covid. Kjo për faktin se pacientëve nuk u lejohet asnjë lloj komunikimi me telefon dhe gjendja e tyre psikologjike nis të rëndohet.

Kujtojmë se ‘news 24’ zbardhi dje deklaratën e fqinjit të 65-vjeçarit, sipas të cilit kishte biseduar me celular me Hasan Mirën, pasi ky i fundit duke ofruar ryshfet kishte arritur të sigurojë një telefonatë nga spitali me mikun e tij.

Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas”, mësohet të ketë thënë viktima një natë para vetëflijimit.

Nga ana tjetër, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka renditur disa nga faktorët që mund të çojnë pacientët drejt këtij vendimi fatal, si mungesa e shërbimit të punonjësit social, psikologut, i vetë stafit të mjekëve të spitalit pasi një pjesë janë vetë të prekur nga virusi.

“Dihet qe shumica e pacienteve pësojnë dëmtime serioze si nga ana emocionale dhe psikologjike periost sëmundjes qe kanë. Asnjë shërbim psikologu nuk është ofruar ne asnjë spital dhe ndaj asnjë pacienti me covid.

Izolimi total ndaj familjareve duke mos i lejuar asnjë forme kontakti me ta krijon stres psikologjik te këta pacientë (shpesh as kontaktet ne telefon nuk lejohen), përdorimi pa kriter i disa mjekimeve ose krijon hemorragji tek pacientet ose krijon tromboemboli tek ata, apo kur nje pacient ndërron jete mbahet ne te njëjtën dhome me pacient tjetër deri ne momentin qe merret nga mjekësia ligjore dhe ne këtë situate një pacient me covid pëson shok psikologjik”.

Të fundit