Flash News

KRYESORE

Dy viktima brenda 24 orëve tek Infektivi, shkon në 55 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shqipëri

Dy viktima brenda 24 orëve tek Infektivi, shkon në 55 numri i të

Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19, duke çuar kështu në 55 numrin e viktimave. Instituti i Shëndetit Publik raporton se viktimat, një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana, kishin edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nëse bëjmë një bilanc të situatës, 11 persona kanë humbur jetën brenda kësaj jave nga koronavirus në Shqipëri. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Deri tani ka arritur në 1384 numri i të shëruarve. Ndërkaq, 2402 persona rezultojnë të infektuar në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Dr. Rovena Daja

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.

U drejtohemi me një lutje gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë, të vendoset detyrimisht maska në shërbim, edhe nga çdo qytetar kur është e pamundur ruajtja e distancës fizike, si e vetmja mënyrë për kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Të fundit