Flash News

Ditari i Opozitës

Dy viktima nga koronavirusi, Basha përsërit thirrjen ndaj qeverisë: Me emergjencë të shtohen fondet për paisje mjekësore dhe tamponë

Dy viktima nga koronavirusi, Basha përsërit thirrjen ndaj

Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes një statusi në Facebook ka reaguar për viktimën e dytë nga koronavirusi në vend.

Duke shprehur ngushëllimet, Basha ndalet te fakti që mes të infektuarve me coronavirus ka dhe mjekë.

Ai përsërit thirrjen ndaj qeverisë për shtimin e masave pasi koha nuk pret. Po ashtu kryedemokrati thekson se qeveria duhet që në mënyrë emergjente të verë në dispozicion fonde për të blerë paisje mjekësore dhe tamponë të nevojshëm për të kryer ekzaminimet për COVID 19.

“Do ta përsëris edhe shumë herë të tjera pa u lodhur thirrjen ndaj qeverisë që të pajisë  personelin shëndetësor me të gjjthë  mjetet e duhura  mbrojtëse si dhe të marrë urgjentisht masat për të ngritur ambjente të veçanta në spitalet rajonale  për të pritur dhe trajtuar personat që kane shenja apo dyshime se mund të jenë prekur nga COVID 19. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur stafin mjekësor kaq të domosdoshëm në këtë situatë të rënduar, por dhe pacientët e tjerë që kurohen në spitale.

Mjekët dhe infermierët janë mburoja jonë, janë garancia për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë tejet kritike.  Qeveria duhet që në mënyrë emergjente të verë në dispozicion fonde për të blerë paisje mjekësore dhe tamponë të nevojshëm për të kryer ekzaminimet për COVID 19.

Sa më shpejt të identifikohen bartësit e këtij virusi aq më e lehtë bëhet kufizimi i përhapjes dhe trajtimi i të prekurve. Nuk duhet lejuar kurrsesi që situata të përkeqësohet, duhen marrë masa para se të jetë tepër vonë.

Të dashur bashkëqytetarë!

Ndërsa bilanci i të prekurve nga COVID 19 sa vjen e rritet, mbetet shumë e rëndësishme të zbatoni këshillat  e mjekëve dhe të qëndroni në shtëpi.

Në këtë menyrë  do të ndalojmë përhapjen e virusit COVID 19 dhe do t'ju japim mundësi mjekëve të trajtojnë  me kujdes personat që janë në gjendje të vështirë shëndetësore”, shkruan Basha.

 

Të fundit