Flash News

KRYESORE

Dy vite jashtë politikës, Jozefina Topalli me detyrë të re në Mal të Zi

Pas dy vitesh shkëputje nga politika, ish-deputetja Jozefina Topalli është emëruar në një detyrë të re, si eksperte e misionit të OSBE-së në Malin e Zi.

Lajmi bëhet i ditur në faqen e Parlamentit malazez, ku thuhet se Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komisionit Legjislativ, Marta Sçepanoviç dhe anëtaren Jovanka Laliçiç me 9 tetor 2018-të.

Në takim dy palët folën për bashkëpunimin e suksesshëm mes Parlamentit të Malit të Zi dhe Misionit të OSBE-së në Malin e Zi, duke u fokusuar në përmirësimin e kapaciteteve të Parlamentit përmes mbështetjes për disa organe punuese.

Të fundit