Flash News

KRYESORE

Dy vite kontratë me 5 mln euro në vit, cili do jetë vendimi i Mertensit?

Dy vite kontratë me 5 mln euro në vit, cili do jetë vendimi i

Napoli ia ka dalë t'iu mbijetojë ofertave të majme të klubeve të ndryshme për Dries Mertensin. Edhe Barcelona ka shfaqur interes për të, por presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, bashkë me lojtarin vendosën të mos ndodhte ky ndryshim.

Presidenti i Napolit mendon se 32-vjeçari ende mund të japë për skuadrën napolitane dhe po i përgatit rinovimin e kontratës. "Calciomeracato" raporton se kreu i nënkampionëve ka gati një propozim interesant për Mertensin.

Ideja është për dy vite kontratë me një rrogë prej 5 milionë eurosh në sezon. Interi mbetet alternativë, sepse e pëlqejnë goleadorin dhe mund t’i bëjnë një propozim më të mirë. Çdo gjë është në dorën e Mertensit.

Të fundit