Flash News

KRYESORE

Dy vjeçari preket nga koronavirusi, pacienti më i ri në Maqedoninë e Veriut

Dy vjeçari preket nga koronavirusi, pacienti më i ri në

Në Maqedoninë e Veriut, pacienti më i ri i prekur nga coronavirusi rezulton një  dy vjecar.

Lajmin e ka publikuar faqja e Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë raport thuhet se “mosha e pacientëve varion nga 2 deri në 91 vjet (mesatarisht 42.2 vjet), dhe shumica e pacientëve janë midis moshës 30 dhe 39 vjeçe”.

Po ashtu sqarohet se nga  numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në vend, respektivisht prej 136 personave, 66 pacientë janë të gjinisë mashkullore kurse 70 janë të gjinisë femërore .

Simptoma më e zakonshme e të sëmurëve, është kolla, pasi gati 70 përqind e pacientëve e shfaqin këtë simptom. Pastaj vjen temperatura e lartë(65.3%), dobësi (31.6%), dhimbje të fyti (25.3%), ethe (24.2%) dhe dhimbje koke (24.2%), kurse 41 persona janë pa simptoma.

27 nga 136 pacientët, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë sëmundje kronike, 17 prej të cilave kanë sëmundje kardiovaskulare, 5 sëmundje kronike në mushkëri, dhe nga tre pacientë kanë diabet, sëmundje kronike në veshka dhe hipotiroidizëm, kurse një pacient është me sëmundje neuromuskulare.

Të fundit