Flash News

KRYESORE

Dy vota në favor të Ruçit, Albana Vokshi u drejtohet qartë e shkurt “tradhëtarëve”

Dy vota në favor të Ruçit, Albana Vokshi u drejtohet qartë

Ditën e djeshme Gramoz Ruçi u zgjodh kryetar Kuvendi me 80 vota pro.

Rezultatet e votimit ngjallën dhe reagimin e Partisë Demokratike, e cila deklaroi se çfarë ndodhi në Kuvend erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votës dhe se kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut.

Në lidhje me 2 votat e PD-së të cilat dyshohet se janë blerë ose manipuluar, ka reaguar dhe deputetja Albana Vokshi, e cila shprehet qartë dhe shkurt se tradhëtarët nuk kanë vend në Grupin Parlamentar të PD-së.

 “Tadhëtarët nuk do kenë vend në Grupin Parlamentar të PD!!”, shprehet Vokshi, në një reagim në faqen e saj të Facebook-ut, duke dënuar kështu veprimin e dy kolegëve të saj.

Të fundit