Flash News

KRYESORE

“Dy votat e PD pro Ruçit”, Grida Duma: Intrigë për të larguar vëmendjen nga bojkoti i qeverisë amerikane

“Dy votat e PD pro Ruçit”, Grida Duma: Intrigë për

Mungesa e ambasadorit amerikan, Donald Lu në çeljen e punimeve të Kuvendit ditën e sotme ka sjellë reagime nga radhët e PD.

Zëdhënësja e grupit, Grida Duma shkruan se historia e votave janë intrigë për të larguar vëmendjen e opinionit nga fakti që për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit.

Qëndrimi i zëdhënëses së grupit, Grida Duma:

 Kurdisja e historisë me vota gjoja të rrjedhura është një intrigë e vogël për te larguar vëmendjen e opinionit nga fakti që për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për shkak se në krye të tij u vendos një njeri të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar përjetësisht të hyjë në SHBA prej lidhjeve me krimin dhe trafiqet. Edi Rama dhe ata që i mbajnë ison për çfarëdo interesi dhe motivi, as nuk e ndikojnë fare Partinë Demokratike dhe kauzat e saj.

Të fundit