Flash News

KRYESORE

Dy zëvendësministra në konferencë, kush është 28-vjeçari i arrestuar dy herë për tentativë vrasjeje dhe drogë

Dy zëvendësministra në konferencë, kush është

Ditën e sotme, fillimisht zëvendësministri i Drejtësisë dhe më pas zëvendësministri i Brendshëm u shfaqën para mediave për të denoncuar vendimin e marrë nga gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela, e cila vendosur masën e sigurisë për një shtetas të arrestuar dy herë brenda pak muajve.

“Gjyqtarja Herila Çela, duke mbyllur sytë para fakteve e provave kuptimplota, ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi, për një shtetas, i cili është kapur nga policia e Vlorës duke udhëtuar i armatosur, edhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi. Ky shkelës i ligjit, 2 herë i arrestuar nga policia në harkun kohor të pak muajve, lihet përsëri në shtëpi nga Gjykata, falë gjyqtares Herila Çela”, u shpreh zëvendësministri i Drejtësisë Toni Gogu.

Po për këtë rast, zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari u shpreh se ‘Ky vendim, në kufij të absurdit ka vënë në pikëpyetje gjithë luftën dhe sakrificën e bërë deri më tani’.

Zëvendësministri i Brendshëm tregoi edhe emrin e personit të arrestuar. Ai tha se bëhet fjalë për shtetasin Taulant Manaj apo Taulant Beqiraj, 28-vjeç, banues në Vlorë i arrestuar në shkurt të vitit të kaluar me akuzën e ‘vrasjes me dashje e mbetur në tentativë’. Aso kohe Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të por Gjykata e Apelit e ndryshoi masën duke e lënë në ‘arrest shtëpie’.

Në 23 qershor 2018 u arrestua sërish shtetasi në fjalë, në kushtet e flagrancës i dyshuar për veprat ‘largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit’, ‘mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve’ dhe ‘prodhim dhe shtije narkotikëve’.

Pas ndalimit të tij, Gjykata e Vlorës ka vendosur sërish masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Taulant Manaj/Beqiraj.

Të fundit