Flash News

KRYESORE

Dybala pa doreza: Juventusi donte të më shiste. Messi apo Ronaldo?

Dybala pa doreza: Juventusi donte të më shiste. Messi apo Ronaldo?

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka folur në lidhje me momentin e tij dhe ka treguar se ishte pranë largimit nga bardhezinjtë. Ai u tregua i sinqertë në një intervistë për "The Guardian" dhe deklaroi se ishte Maurizio Sarri që e ndaloi largimin e tij nga skuadra.

“Unë isha shumë afër argimit. Ky ishte qëllimi i klubit. E dija këtë. Ne pritëm deri në minutën e fundit. Tani unë jam këtu, në një klub që më ka trajtuar mirë. Jam i lumtur, i çliruar. Ardhja e Sarrit më ndihmoi të qëndroja. Ai donte që të mos largohesha, gjë që më dha forcë, kur nuk e dinim se çfarë do të ndodhte".

Argjentinasi ka folur dhe për rivalitetin ndërmjet Messit dhe Ronaldos dhe ka treguar se është me fat që luan me të dy. “Jam lojtari i vetëm, që e ndaj dhomën e zhveshjes me të dy. Njerëzit shohin vetëm majën e ajsbergut, jo punën që qëndron pas kësaj. Ata nuk kanë fituar gjithçka, sepse ishin me fat. Cili është më i mirë? Jo, unë nuk mund të përgjigjem (qesh)".

 

Të fundit