Flash News

KRYESORE

"Dybala si Lionel Messi i Juves", drejtori sportiv paralajmëron kontratën e re

"Dybala si Lionel Messi i Juves", drejtori sportiv paralajmëron

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, së fundmi ka dhënë një deklaratë për sulmuesin Paulo Dybala, i cili ende nuk ka rinovuar. Bisedimet për rinovimin e kontratës ka disa javë që kanë nisur, por palët ende nuk janë dakordësuar për detajet e fundit.

Ylli argjentinas ka kërkesa të larta, rreth 10 mln euro në vit, ndërsa Paratici ka pranuar se nuk do të jetë problem paga për një lojtar të këtij niveli.

"Ne te Juventusi jemi shumë të lumtur me Paolon. Ai është numri 10 i joni, kemi investuar shumë para për të. Shpresojmë të bëhet Lionel Messi i Juves", ka deklaruar drejtori sportiv i bardhezinjve.

Të fundit