Flash News

KRYESORE

Dybala zbulon dëshirën e madhe: Shpresoj që klubi të blejë këtë futbollist

Dybala zbulon dëshirën e madhe: Shpresoj që klubi të

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, ka folur në lidhje me objektivat e tij te Juventusi dhe ka treguar dëshirën për të rikthyer në skuadër Paul Pogbanë. Argjentinasi mendon se mesfushori do ta ndihmonte skuadrën italiane dhe kujtion që së bashku kishin një mënyrë për të festuar golat mes tyre.

“Unë dhe Paul kemi një miqësi shumë të mirë. Mbaj mend kur ai ishte këtu, mendonim se si do të festonim pas golave. Ne shënonim shumë dhe festimet ndryshonin shpesh. Shpresoj që një ditë ai të rikthehet këtu dhe të festojmë sërish së bashku si dikur”.

“Juventus? Mendoj se çdo lojtar ëndërron të luajë për një klub si Juventus. Unë kam vite që po e jetoj këtë ëndërr dhe jam mirënjohës që mundem të luaj për këto ngjyra. Një tjetër objektiv që kam, është të fitoj diçka të rëndësishme në aspektin personal me këtë klub,’’ tha argjentinasi.

Të fundit