Flash News

KRYESORE

Dyfishohen çmimet te dentisti nga janari, drejtori ish-kandidat për deputet i PS firmos listën e re

Duke filluar nga janari, Urdhri i Stomatologut ka vendosur që çmimet e shërbimeve te dentisti të rriten, e thuajse të dyfishohen.

Kështu,  për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, shqiptarët do paguajnë 4 mijë lekë, ose 60% më shtrenjtë se më parë, vlerë që shkonte rreth 2 mijë lekë.

Po ashtu, edhe për një dhëmb të gradës së tretë, vlera shkon në 5 mijë lekë, nga 3 mijë që ishte.

Lista është firmosur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut në Shqipëri, Nikoll Deda, siç duket edhe nga dokumenti.

Drejtuesi i USSH nuk është një emër i panjohur, pasi në 2013-ën ai ka qenë kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës dhe renditej në vendin e shtatë të listës.

Lista e çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare janë miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar dhe pritet t’i bëhen të ditura Ministrisë së Financave për implementim në kasat fiskale.

Të fundit