Flash News

KRYESORE

“Dyndje dhe kaos’, deputetja publikon foto nga QSUT: Kjo është urgjenca e kardiologjisë

“Dyndje dhe kaos’, deputetja publikon foto nga QSUT: Kjo

Deputetja e PD, Orjola Pampuri ka publikuar një foto, përmes së cilës tregon situatën në urgjencën e kardiologjisë në spitalin QSUT në Tiranë.

Sipas deputetes, stafi mjekësor punon në kushte të vështira për shkak të fluksit të lartë të pacientëve dhe kushteve minimale.

“Kjo eshte urgjenca e kardiologjise. Kushte te mjerueshme, aty ku sherbimi nga mjeket e stafi shendetesor, ofrohet ne veshtiresi te medha. E gjitha kjo sepse duhet te kishte te pakten 3 te tilla, por sot vetem nje urgjence per kardiologjine perballon fluksin nga e gjithe Shqiperia. Mungesa e mjekeve dhe kushteve ne spitalet rajonale ne rrethe, dynd QSUT-ne dhe krijon kaos.

Mjeket dhe stafi shendetesor jane heronj. Puna e tyre eshte heroike perballe kushteve te tilla. Shendetesia u rrenua fale rilindjes”, shkruan Pampuri në rrjetet sociale.

Të fundit