Flash News

KRYESORE

Dyndjet në tregje, Rama njofton masa të reja ndëshkimore: Për kokëshkretët deri në heqje lirie!

Dyndjet në tregje, Rama njofton masa të reja ndëshkimore:

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga e hëna do të vihen në zbatim masa të reja ndëshkimore për personat që nuk respektojnë distancën e sigurisë, si masë e domosdoshme në kushtet e pandemisë që po kalon edhe vendi ynë.

Ndërsa publikon foto të qytetarëve që dynden në tregjet ushqimore të denoncuara nga mediat, Rama thotë se këto masa do të shkojnë deri në heqje lirie për të pabindurit.

“Nëse ky është niveli i kuptimit të detyrës qytetare në frontin e kësaj lufte për jetë a vdekje dhe meqë mesa duket ecurinë pozitive të luftës deri tani, shumëkush po e kupton gabimisht si arsye për t'u lëshuar me idenë se s'na gjen gjë, atëherë përgjigja e shtetit do të jetë reciproke për këdo që nuk do të hyjë në rresht për të mbajtur radhë!

🔴 ushtria dhe policitë bashkiake do të krijojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve. policia e shtetit do të godasë shkelësit me masa të reja ndëshkimore!

🔴 masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie!

*Tirana është vatra më e rrezikshme e luftës. Durrësi njësoj si Tirana mund të kthehet në Vaterlonë tonë. Shkodra është tanimë një bombë me sahat. Fieri është një rrezik i madh potencial. Kudo mund të na iki avantazhi që kemi krijuar, nëqoftëse do ta bëjmë si Kombëtarja Kuqezi që pjesën e parë duket sikur do fitojë, pastaj... Harrojeni, këtë luftë nuk kemi për ta humbur për ata që s'kanë mendje dhe këllqe të luftojnë si mbarë populli shqiptar”, shkruan Rama.

Ndërkohë, dje Rama njoftoi sërish se nga ora 13.00 e së shtunës dhe gjatë gjithë ditës së dielë deri të hënën në mëngjes (ora 05.00), të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi.

Të fundit