Flash News

KRYESORE

Dyshime për dekonspirim, Prokuroria thërret zyrtarin e lartë të Policisë së Shtetit

Dyshime për dekonspirim, Prokuroria thërret zyrtarin e lartë

Drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, Edi Merkaj është thërritur ditën e sotme nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas lëshimit të urdhër-arresteve për tre ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës.

Ndonëse këto urdhër-arreste janë lëshuar që ditën e djeshme, policia nuk ka mundur t’i arrestojë ish-drejtuesit e saj dhe dyshimet lidhen me një dekonspirim të mundshëm të aksionit. Kjo është arsyeja përse kreu i SHÇB-së është thërritur në Prokurori.

Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë në Vlorë, Gjergj Kohila, ish-shef i Sektorit të Krimit të Organizuar dhe Sokol Bode, ish-shef i Komisariatit të Dhërmiut, janë tashmë në kërkim për shkak të dyshimeve se janë përfshirë në trafikun e drogës dhe policia dështoi t’i arrestonte mbrëmjen e djeshme.

Sot merret në pyetje për Habilajt, çfarë deklaronte Elona Gjebrea për Tahirin dhe drogën: Kam mësuar shumë nga Saimiri; prioritet lufta kundër krimit

Të fundit