Flash News

KRYESORE

Dyshime për informalitet, Ministria e Financave auditon klubin e kryebashkiakut të LSI

Dyshime për informalitet, Ministria e Financave auditon klubin e

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur auditin në disa klube futbolli të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë pasi dyshohet se kanë probleme me deklarimin e pagesave të futbollistëve dhe pjestarëve të tjerë të stafit tëknik dhe drejtues.

Refereuar gazetës ‘Panorama Sport’, emrat e klubeve janë: Tomori, që zotërohet nga Bashkia e Beratit; Bylis që është në pronësit të Besnik Kapllanajt, vëllai i kryebashkiakut të PD, Agron Kapllanaj; Butrinti që është pronë e Bashkisë së Sarandës, Apolonia, që nën zë flitet se endefinancohet nga ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima dhe Lushnja që është në po ashtu pronësi Bashkisë së Lushnjës.

Informaliteti në klubet shqiptare është ngritur si temë shpesh-herë në parlament nga deputeti i PS, Erion Braçe, i cili i ka kërkuar Ministrit të Financave që të bëjë kontrolle të rrepta veçanërisht në klubet e Kategorisë Superiore.

Edhe para zgjedhjeve të Shkurtit në Federatë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nisi një kontroll, por që më pas u shty për shkak të presioneve nga UEFA.

Të fundit