Flash News

KRYESORE

Dyshime për ndeshjen Partizani – Vllaznia, shkak bëhet miqësia e Olsi Ramës me Tom Doshin

Dyshime për ndeshjen Partizani – Vllaznia, shkak bëhet

Ditën e diel në orën 17:00 në stadiumin Selman Stermasi, Partizani do të ndeshet me Vllazninë në ndeshjen e javës së 34-të të Kategorisë Superiore. Situata tek të dy ekipet nuk është më e mira e mundshme, pasi Partizani nuk ka siguaruar ende pjesëmarrjen në para-eliminatoret e Ligës së Europës, ndërsa Vllaznia rrezikon seriozisht qëndrimin në Kategorinë Superiore, veçanërisht pas barazimit 0:0 me Kamzën në Loro Boriçi.

Megjithatë, tifozët e Partizanit kanë hedhur dyshime se “demat e kuq” mund të tolerojnë, pas vendimit të klubit për të mos shlyer dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës, që thotë se kjo ndeshje do të luhet pa tifozë.

Një tjeter fakt është se Olsi Rama (drejtori i Përgjithshëm i Partizanit) dhe deputeti i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi (ka akorduar disa premio për Vllazninë këtë sezon) kanë një miqësi të hershme, e cila mund të influencoj që shkodranët të dalin "kryelartë" nga kjo sfidë.

Ndaj pyetja që lind është: A do të ndikojë miqësia e Ramës me Doshin për të ndihmuar Vllazninë nga rënia në Kategoria Superiore? Gjithsesi gjithçka mbetet për t’u vërtetuar të dielën pasdite.

Të fundit