Flash News

KRYESORE

Dyshime për rast të dytë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, simptomat i shfaqen shoferit të furgonit që transportoi gruan e infektuar

Dyshime për rast të dytë me koronavirus në Maqedoninë e

Një rast i dytë me koronavirus dyshohet në Maqedoninë e Veriut dhe ka lidhje me rastin e parë të shfaqur.

Mediat maqedonase raportojnë se shoferi i furgonit i cili transportoi gruan e cila kishte qëndruar në Itali dhe më pas rezultoi me koronavirus ka simptoma.

Rezulton se në furgon me 50-vjeçaren e verifikuar me virus, ishin në furgon dhe disa familjarë të saj por autoritetet dyshojnë tek shoferi i furgonit dhe e kanë shtruar menjëherë në spitalin e Strumicës.

Kujtojmë se gruaja, e cila kishte ardhur në Maqedoninë e Veriut më 22 shkurt nga Italia dhe u konfirmua me koronavirus është e izoluar dhe në gjendje të mirë.

Të fundit