Flash News

KRYESORE

Dyshime për selektivitet, Voltana Ademi: Ku janë 4 grupet kriminale në Shkodër, për të cilën foli Xhafaj?!

Dyshime për selektivitet, Voltana Ademi: Ku janë 4 grupet kriminale

Kryebashkiakja e Shkodrës teksa e ka cilësuar të vonuar aksionin policorë në Shkodër, ka kritikuar ashpër ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ajo deklaron për Top Story se operacioni policor për bandat në Shkodër ishte selektiv. Kur thotë këtë, ajo i referohej një deklaratë të Xhafaj që dha sapo mori detyrën si ministër i Brendshëm.

“Kur Ministri Xhafaj u emërua në detyrë, ka pas thënë një gjë: “Në shtator ne do të godasim 4 grupe kriminale”, pohoi për Top Story kryebashkiakja e Shkodrës.

Deri tani, i vetmi grup që policia pretendon se ka arrestuar ështa ai i Bajrajve, teksa Safeti Bajri u arrestua në Tiranë, ndërsa vëllai i tij, Enveri u kap nga policia spanjolle pak ditë më parë.

Të fundit